Ekonomia

Covid-19/ Ministrja Denaj parashikon 50 mijë të papunë në një muaj e gjysmë: Bizneset po i largojnë nga dita në ditë

Covid-19/ Ministrja Denaj parashikon 50 mijë të papunë në

Sa mund të ngelin pa punë nga kjo situatë?

Ministrja e Financave Anila Denaj parashikon një rritje të papunësisë deri në 50-60 mijë persona në një muaj e gjysmë për shkak të mbylljes së bizneseve. Ajo u bëri thirrje bzineseve të marrin kredi lehtësuese dhe të paguajnë më rrogën minimale të punësuarit për ti mbajtur në punë, edhe pse papunësia do rritet dhe kjo nuk mund të shmanget.

Ministrja Denaj:

Është e vështirë për tu përgjigjur sepse është e padëshiruar dhe sado të vlerësojmë sot dhe qoftë me instrumentin e garancisë për të mbajtur njerëzit brenda punës është e paevitueshme që do ketë një nimër në rritje të të papunëve.

Unë mendoj që papunësia në një muaj, një muaj e gjysmë do shkojë në 50-60 mijë persona. Sigurisht që nëse kjo periudhë zgjat mendoj që do të rritet. Është e rëndësihme të theksohet se ky numër është kalkulim që vjen me masat aktuale. Së dyti me atë skepticizëm që thatë më parë se jo të gjithë bizneset do shohin drejt huasë për të ruajtur stabilitetin ekonomik, sigurisht do kërkoja që bizneset të përdornin gjithë instrumentat ligjorë duke respektuar nenet e kodit të puëns dhe të ketë zjgidhje qoftë edhe në paga më të vogla minimale deri kur të kalojë kjo situatë. Unë e shikoj që bizneset po rrisin numrin e largimeve nga dita në ditë.

Po nëse do ketë aq sa thatë?

Ne kemi një skemë të ndërtuar prej kohësh që mbështet me një fond sa gjysma e pagës minimale për të papunët, por më parë kanë qenë më të ndërlikuara procedurat. Kemi nxjerrë një formulat të ri. Në Agjencinë e Punësimit është një procedurë e thjeshtë.

Ministrja e Financave për Euronews Albania në Ilva Now.

Covid-19/ Ministrja Denaj parashikon 50 mijë të papunë në