Ekonomia

Eksperti i ekonomisë Dilaveri: Ballafaqimi i pagës me stilin e jetës, lëvizje populiste 'hajde t'i turremi individit'

Eksperti i ekonomisë Dilaveri: Ballafaqimi i pagës me stilin e

Eksperti i Ekonominë Flobens Dilaveri analizoi deklaratën e kryeministrit Rama, të dy ditëve më parë, kur tha se do të ballafaqohet paga e qytetarëve me stilin e jetesës.

Dilaveri e konsideron një lëvizje populiste për të cilën sipas tij nuk ka as bazë ligjore dhe as kapacitete në burime njerëzore për ta realizuar.

"Nga 2013-ta që ka ardh kjo qeveri deri më sot, sa herë e keni dëgjuar fjalën anti-informalitet? Me përjashtim të atij të 2015-ës që mori rezultate konkrete, se raportonte çdo javë, ne nuk kemi në asnjë rast rezultat konkret.

Po i referohemi lëvizjes së fundit që u propagandua me bujë nga vetë kryeministri, që kishte të bënte me korrigjimin e pagave, me nëndeklarimin e pagave, me thirrjen që iu bë bizneseve, me planin e punës që u prezantua; më thoni ju, a dini sa biznese e kanë korrigjuar deklarimin? Sa prej tyre janë futur në rrugën e formalitetit? Befas, pas 5 muajve të kësaj iniciative, ne dalim me një lëvizje tjetër; që është mbaruam punë me biznesin, hajde t'i turremi individit. Kjo është një lëvizje populiste, me rezultat të synuar shumë më tepër politik, sesa ekonomik.
Përveç bazës ligjore, administrata në numër e ka të pamundur të merret me individë", tha Dilaveri, në një intervistë për Erla Mëhillin, në Euronews Albania.