Ekonomia

Euro dhe valutat e tjera të huaja përsëri në rënie

Euro dhe valutat e tjera të huaja përsëri në rënie

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të mërkurën euro po këmbehet mesatarisht me 106.31 lekë.

Në raport me një ditë më parë valuta europiane është zhvlerësuar me 0.11 pikë.

Në shitje euro po këmbehet me 106.77 lekë, ndërsa po blihet për 105.84 lekë. Bashkë me euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi.

Paundi këmbehet me 122.9 lekë ndërsa dollari amerikan me 99.4 lekë.