Euro e mbyll javën në rritje, kthehet sipër 106 lekëve për herë të parë që nga qershori
E Premte 18 Gusht 2023, 14:59
TiranaPost
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun regjistroi një tjetër rritje të fortë ditën e premte dhe u kthye sipër nivelit të 106 lekëve për herë të parë që nga muaji qershor.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 106.01 lekë. Kursi i Euros është rritur me pothuajse një lekë në një ditë, ndërsa që nga fundi i javës së kaluar Euro ka fituar afërsisht 2.2 lekë.
Forcimi i Euros po shtyn në rritje edhe valutat e tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye të premten me 97.53 lekë, duke prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i muajit korrik. Paundi Britanik arriti vlerën e 124.01 lekëve, niveli më i lartë që prej fundit të muajit qershor.
Burimi: Monitor