Ekonomia

Euro humbet sërish pikë, e nis javën me rënie

Euro humbet sërish pikë, e nis javën me rënie

Euro e ka nisur edhe këtë javë me rënie në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, Euro zbriti poshtë nivelit të 107 lekëve për herë të parë që nga data 23 gusht. Monedha europiane u këmbye me 106.87 lekë, në rënie me 0.45 lekë që nga fundi i javës së kaluar.

Krahasuar me datën 25 gusht, kur arriti nivelin më të lartë të tre muajve të fundit, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 3.71 pikë.

Edhe valutat e tjera kryesore e nisën javën në rënie. Dollari Amerikan zbriti poshtë kufirit të 100 lekëve dhe u këmbye me 99.68 Lekë. Edhe Paundi Britanik zbriti për herë të parë në tre javë poshtë nivelit të 125 lekëve, duke u këmbyer me 124.85 lekë.