Ekonomia

Euro i rikthehet kursit të mëparshëm

Euro i rikthehet kursit të mëparshëm

Monedha europiane po fiton qëndrueshmëri kundrejt lekut. Pas rënies së thellë të muajve të fundit, prej disa ditësh euro është stabilizuar duke arritur sërish në nivelin e 104.4 lekë.

Kjo rritje erdhi pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë e cila ka rritur nivelin e blerjes së monedhës europiane për efekt të rezervës.

Stabilizimi i kursit sipas agjentëve të tregut nisi që pas deklaratës së guvernatorit se do të shtojnë blerjen e sasisë së eurove në treg.

Por pavarësisht këtij stabilizimi vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro do të vijoj të jetë e dobët kundrejt lekut edhe përgjatë muajit gusht pasi prurjet janë të mëdha.