Euro pëson rritje këtë të hënë, edhe valutat e tjera
E Hënë 24 Korrik 2023, 17:20
TiranaPost
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro po këmbehet këtë të hënë me 101.07 lekë.
Në shitje euro po këmbehet për 101.6 lekë, ndërsa po blihet për 100.55 lekë.
Edhe dollari amerikan ka bërë kthesë duke rifituar pikë ndaj lekut. Ai u ngjit të hënën në nivelin e 91.9 lekëve.
Paundi britanik po ashtu ka ndjekur të njëjtin trend në rritje këtë fillim jave dhe këmbehet për 117 lekë.