Ekonomia

Euro sërish në rënie pas kulmit që pati javën e kaluar

Euro sërish në rënie pas kulmit që pati javën e kaluar

Euro dhe valutat e tjera po e mbyllin javën me një zhvlerësim të ngadaltë. Monedha europiane këmbehet me 108.4 lekë, pasi kulmoi javën e kaluar në vlerën 110.6 lekë.

Edhe valutat e tjera kanë pësuar rënie.

Dollari amerikan këmbehet me 100.7 lekë, në rënie me pothuajse 2.6 lekë krahasuar me një javë më parë.

Ndërkohë, paundit britanik e mbylli javën në nivelin e 126.68 lekë, 2.3 lekë më pak krahasuar me një javë më parë.

Sipas agjentëve, këto lëvizje të kursit në një masë të madhe reflektojnë pjesërisht qarkullimin turistik, por janë edhe faktorë të tjerë spekulativë ose jo, që lidhen me flukset e parave të huaja që prekin kursin ditor të këmbimit.