Ekonomia

Euro vazhdon me rritje. Ja me sa këmbehet sot

Euro vazhdon me rritje. Ja me sa këmbehet sot

Valutat e huaja e kanë nisur javën me rritje. Euro, monedha kryesore që qarkullon në Shqipëri, këmbehet 110.6 lekë.

Këto pikë të fituara të euros në tregun vendas kanë ndikuar edhe tek valutat e tjera. Kështu vlera e dollarit amerikan është rritur në 102.5 lekë, e paundit 129 lekë dhe frangës zvicerane për 115.7 lekë.

Ndërhyrjet e Bankës Qendrore në tregun valutor, besohet se janë faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen kursit.

Kujtojmë se valutat e huaja u zhvlerësuan në rekorde historike këtë vit, duke goditur shumë biznese që kryejnë pagesa me euro ose dollarë.