Ekonomia

Çfarë duhet bërë me taksat e të pasurve ose paratë e vanitetit, Hermes, Gucci dhe Bantley

Çfarë duhet bërë me taksat e të pasurve ose

Erion Braçe, në një fjalim në parlament dje tha se nuk ishte krenar që evazioni i birrës kontrollohet tani me 5 vjet vonesë nga qeveria e partisë së tij, madje as për rrogën minimale, një vit me vonesë. Deputeti socialist - një nga njohësit më të mirë të ekonomisë dhe politikave fiskale - jep disa versione sesi duhet orientuar buxheti, që nga ndërtimi deri tek pasuria e vanitetit, për të cilët ka një opsion siç është riinvestimi në funksion të mirëqenies së vendit, të qytetarëve.

Fjalimi në video dhe i transkriptuar


“Për BUXHETIN

1. Buxheti23 konsolidon rritjen pas srinisjen në ‘21; nuk i kemi patur ndonjëhere numrat e buxhetit që kemi sot;

2. Buxheti është USHTRIM QEVERISJE, i fortë: as rritje taksash, as shkurtim shpenzimesh, por mbledhje të ardhurash, financim shpenzimesh korente e kapitale me to, duke ulur URINË PËR BORXH, pa ju bërë barrë politikës së Bankës së Shqipërisë kundër inflacionit përmes rritjes së interesave; PRA, DUHET ZBATIMI I BUXHETIT, QEVERISJE, TROC PUNE!

3. Cilado njësi zbatuese e Buxhetit, ministri apo agjenci që dështon të bëjë PUNËN, duhet të marrë e mbajë përgjegjësi, deri politike.

4. Gdp nuk mjafton, buxheti nuk është mirëqenie; mirëqenia nuk është vetëm MATERIALE; një mjedis i degraduar nga rendja pas GDP, vecanërisht në sektore me ndikim të fortë në të-sic NDEETIMI, dëmton rëndë MIRËQENIEN.

5. Duhet BARAZI TE DREJTASH, MUNDËSISH, akses i lirë e i gjerë në burimet natyrore, ekonomike, në shërbime jetike, përfshi arsimin, shëndetësinë, kulturën, POLITIKËN; DEMOKRACIA E PARASË që kemi ndërtuar me zell për 32 vite, ka përjashtuar, nuk ka përfshirë.

6. Buxheti Publik, Mirëqeverisja, Shteti i Mirëqenies, duhet të na identifikojë si TË MAJTË, duhet të jetë ajo që jemi.

7. Duhet THYERJE E FORTË RISHPËRNDARËSE E TË ARDHURAVE, PASURISË.

8. Viti i 10-të në qeveri duhet të na kishte bërë të GUXONIM ME TË ARDHURAT, ne mbetemi në kufirin e 29%, nuk kapërcejmë dot murin 30%, mbetemi shumë larg vendeve që rishpërndajnë fort, ku niveli i të ardhurave ndaj Gdp, nis me 40%.

9. Taksat e reja nuk na ndihmojnë për këtë; ato rregullojnë, asgjë tjetër; nuk jam krenar as që thyejmë sot marrëveshjen 25 vjecare të gjithpranuar për lejimin e njohjen e evazionit në sektorin e birrës; as për tatimin zero për të ardhurat deri 50 mijë lekë; jemi të paktën 5 vjet me vonesë për të parën e 1 vit për të dytën; duheshin bërë më parë.

10. Guximi me të ardhurat është tjetër: 1-privilegjet fiskale me ligj 86 miliardë në vit, shtrirë në vite për 20-25 vite me radhë, në sektorë të konsoliduar e me norma të larta fitimi-sic ndërtimi, janë shumë, tani t`i kthehen buxhetit; 2- privilegjet fiskale me kontratë, vecanërisht në sektorin e burimeve natyrore-sic marrëveshjet hidrokarbure, nga të cilat ne marrim zero tatim fitimi prej vitesh, duhet t`i kthehen buxhetit të shtetit.

11. Tatimi i Sheshtë mbi TË ARDHURAT NGA KAPITALI, nuk është as i drejtë e as pjesë e Drejtësisë Fiskale; taksat nuk duhet të nxisin pabarazinë, nuk duhet të thellojnë pabarazinë; në anë tjetër të ardhurat, pasuria e krijuar thjesht se je i pasur, e cila nuk riinvestohet, janë para e pasuri e vdekur, VANITET kur bëhet Hermes, Gucci, Bantley, Maybach për të pasurit e fëmijët e tyre; unë paranë e dua të financoj punën, zhvillimin. Nëse jo, shteti duhet të bëjë drejt DREJTËSI FISKALE; të udhëheqë me rishpërndarje.

12. Dakord me mbledhjen e të ardhurave nga puna e parë, e dytë, e tretë, e drejtë; por kthehet në padrejtësi të madhe, pabarazi, nëse nuk mbledhim të gjitha të ardhurat nga kapitali, aksionet, dividentët, qiratë e pasurisë së paluajtshme, depozitat e mëdha dhe nuk i tatojmë në mënyrë progresive, më në fund ME NJË TATIM PROGRESIV TË VËRTETË!

13. Duhet të guxojmë me PAGËN MINIMALE; as 34 mijë lekë, as 36 e 38 mijë lekë që shkon vitin tjetër, nuk është paga reale minimale që paguhet në këtë vend; rritja e pagës minimale, e pagës në ekonomi, gjen punëtorët që na duhen kaq shumë.

14. Paga minimale zyrtare është një kompromis 20-25 vjecar që e ka kthyer në një dysheme formale për të llogaritur më pak sigurime shoqërore e shëndetësore për punëtorët; është një privilegj fiscal, por jo për punëtorët, për punëdhënësit e mëdhenj; po ndodh që përqendrimi në tregje, po sjell përqendrim të madh edhe të punëtorëve nëpër disa ndërmarrje; kartelizimi i tregut të punës nuk është e mira që na duhet, përkundrazi, ky lloj kartelizimi do ketë ndikim të fortë në të ardhurat e punëtorëve, por edhe në vendimmarrjen e politikës; nëse arrijmë këtu është gërryerja më e madhe e demokracisë.

15. Mënyra se si ne po buxhetojmë prej 30 vitesh po kthehet në rutinë, rutina nuk frymëzon, rutina e vret frymëzimin kaq shumë të nevojshëm për ekonominë në një situatë të vështirë si kjo; bota po ndryshon prej klimës, ka një përpjekje të madhe tani për të ndryshuar ekonominë, buxhetet po udhëheqin këtë ndryshim; po ne? Ne jemi tërësisht jashtë kësaj përpjekje të madhe, nuk po përshtatim asgjë, ekonominë e sektorët më të prekur prej ndryshimeve të klimës. LUFTA DO MBAROJË NJË DITË, POR LUFTA ME EFEKTET E KLIMËS SA KA NISUR, ËSHTË LUFTË PËR FËMIJËT TANË!