Çfarë e shkaktoi rritjen e çmimit të vezëve vitin e kaluar
Çmimet e vezëve u rritën në nivele historikisht të larta në vitin 2022 në SHBA por edhe në shumë vende të tjera përfshirë edhe Shqipërinë.
Në të gjitha llojet e vezëve, konsumatorët u përballën me një rritje të çmimeve deri në 60% vitin e kaluar, ndër rritjet më të mëdha të çdo malli, apo shërbimi, sipas indeksit të çmimeve të konsumit.
Narrativa e industrisë në SHBA është fokusuar kryesisht në një shpërthim të gripit të shpendëve, i cili ka vrarë dhjetëra miliona pula, si nxitësi kryesor i çmimeve të larta.
Por Farm Action, një grup avokues i udhëhequr nga fermerët, pretendon se shkaku i vërtetë është një skemë e fshehtë midis prodhuesve të mëdhenj të vezëve. Për këtë është kërkuar edhe një hetim nga autoritetet amerikane.
SHBA pësoi shpërthimin e saj më vdekjeprurës të gripit të shpendëve në histori në vitin 2022.
Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, gripi i shpendëve shumë patogjen vrau rreth 58 milionë zogj në 47 shtete. Rekordi i mëparshëm ishte ai i vitit 2015, kur ngordhën 50.5 milionë zogj.