Ekonomia

Fiskalizimi e ka një lehtësi: eBiznes, nga Vodafone Albania

Fiskalizimi e ka një lehtësi: eBiznes, nga Vodafone Albania

Aplikacioni eBiznes i Vodafone Albania, i prezantuar pak kohë më parë, me qëllim dixhitalizimin dhe lehtësimin (në kohë dhe kosto) e proceseve, në të gjitha llojet e bizneseve, sot kur çështje e ditës është bërë fiskalizimi, do t’u vijë edhe më në ndihmë sipërmarrësve, për aplikimin e menjëhershëm të këtij ligji.

Vodafone Albania organizoi për herë të parë, në bashkëpunim me Network Tribe, një trajnim për klientët e biznesit (ishin të pranishëm mbi 100 biznese) për t’i njohur më konkretisht ata me subjektin e ligjit, afatet e fillimit të fiskalizimit, përkufizimet e rëndësishme, detyrimet për të lëshuar faturat për furnizimin e shërbimeve dhe mallrave, se kush duhet të lëshojë faturë e kush është i përjashtuar nga ky detyrim, se kur është momenti i lëshimit, cilat janë kërkesat dhe përmbajta e faturës, cilat janë proceduarat e plota, regjistrimet për pagesat me dhe pa para në dorë, dispozitat e veçanta në lidhje me fiskalizimin dhe mbi të gjitha se çfarë zgjidhjesh do të ofrojë
Vodafone Business për ta lehtësuar gjithë këtë tranzicion, me një zgjidhje dixhitale, me eBiznes.

Fiskalizimi e ka një lehtësi: eBiznes, nga Vodafone Albania

Fjalën e hapjes në këtë event e mbajti Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, e cila e cilësoi takimin me Klientët e Biznesit, në eventin për platformën eBiznes, si një fillim të mbarë të rrugëtimit të saj si CEO në Vodafone Albania.

“Vodaone eBiznes është platforma më inovative dixhitale në Shqipëri, që do të lehtësojë plotësisht bizneset në shitjet e tyre, në monitorimin dhe menaxhimin e faturave dhe shitjeve direkt nga telefoni ose tableti i tyre, në një mënyrë të thjeshtë, të përshtatshme dhe me kosto efikase, faktorë të cilët janë kryesorë për drejtimin e një biznesi të suksesshëm në ekonominë dixhitale të ditëve të sotme. Interesi i madh i pjesëmarrësve në këtë aktivitet është një dëshmi e qartë se si Shqipëria po përshtatet shpejt me evolucionin dixhital dhe se si bizneset e shohin Vodafone si partnerin e tyre në këtë drejtim. Vodafone Albania është e përkushtuar të çojë përpara axhendën dixhitale të vendit, duke ofruar zgjidhje, njohuri teknike dhe
ekspertizë globale, për të garantuar suksesin e klientëve tanë në botën dixhitale. ”- u shpreh znj. Stathaki Duke shkarkuar aplikacionin eBiznes, bizneset do të kenë me vete zgjidhjen e zgjedhjen më të mençur për ecurinë e mirë të biznesit, do të kenë portofol inovativ të Vodafone Business, të ofruar me qëllimin e përhershëm që klientët Vodafone të vazhdojnë të jenë gjithmonë një hap përpara drejt së ardhmes digjitale e të suksesshme për biznesin e tyre.

Fiskalizimi e ka një lehtësi: eBiznes, nga Vodafone Albania

Tashmë edhe për aplikimin, brenda të gjitha afateve të ligjit të ri të Fiskalizimit.

Për më shumë informacion, rezervo një telefonatë këtu ose vizito çdo
dyqan Vodafone.