Ekonomia

FMN parashikim optimist për ekonominë shqiptare: Do rritet me 5% këtë vit

FMN parashikim optimist për ekonominë shqiptare: Do rritet me 5%

Një parashikim më optimist për këtë vit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që në raportin e fundit tregon se për këtë vit, Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike në nivelin 5%, një vlerësim më të lartë se projeksionet që qeveria ka bërë në buxhetin e këtij viti, por më të ulët se vlerësimi i raportit të Vjeshtës për një rritje të pritshme prej 5.4%.

FMN parashikim optimist për ekonominë shqiptare: Do rritet me 5%

Në raportin e Perspektivës Ekonomike Globale, Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka ndarë të njëjtin vlerësim për recesionin e vitit të kaluar me atë të Institutit të Statistikave Shqiptare, duke e vlerësuar 0.2 pikë % më të thellë se autoritetet shqiptare.

Në raportin e publikuar, shihet tabela për Shqipërinë që spikat si vendi i dytë me efektet më të pakta nga pandemia. Ndërkohë që vende të tjera me ekonomi disi të ngjashme, si Mali i Zi, ku turizmi zë peshën më të madhe, shihet se ka pësuar një recesion prej 15. 2 %.

Një ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e ekonomisë, është edhe procesi i vaksinimit. Të tjerë faktorë janë: paketat e mbështetjes ekonomike dhe rigjallërimi i turizmit dhe transportit.

Në nivel botëror parashikohet që ekonomia të rikuperohet me një rritje prej 6% dhe 4.4% vitin 2022.

Linku zyrtar i Raportit këtu.

*Tiranapost.al.