Ekonomia

Goditja më e fortë ekonomike e dy dekadave të fundit! Guvernatori Sejko tregon 5 sfidat

Goditja më e fortë ekonomike e dy dekadave të fundit! Guvernatori

Ekonomia shqiptare do të pësojë tkurrjen më të madhe ekonomike në këto 2 dekada për shkak të pandemisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se interesi bankar është në nivelin më të ulët historik 0.5, ndërsa lidhur me paketën e garancisë sovrane tha se aplikimet janë dyfishuar nga java e kaluar.

“Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë që nuk i kemi përjetuar dy dekadat e fundit , rritje të papunësisë dhe ulje të konsumit. Rënia e të ardhurave, përkeqësimi i likuiditetit do të përkeqësojnë stabilitetin financiare. Kemi hequr kufijtë sasior për të marrë hua për likuiditet tek bankat. Deri më tani kanë përfituar 20 mijë biznese nga shtyrja e pagesës së kësteve të kredisë, dhe janë shtyrë mbi 2 mld euro kredi. Biznesi duhet të jetë i kujdesshëm dhe përballja me këtë krizë do të jetë në përmasa ekzistenciale”, tha Sejko.

Sipas Guvernatorit 5 janë sfidat kryesore që ka sjellë kjo pandemi globale:

“Sfida e 1 përballimi i emergjencës shëndetësore. Sfida e 2 është rishikimi modelit të biznesit, secili nga ne mund të bëjë të mundur zhvendosjen e biznesit online. Sfida 3 ruajtja e likuiditetit për bizneset pasi sfidat e gjetën të papërgatitur. Biznesi duhet të tregohet I kujdesshëm në përdorimin e likuiditetit dhe të marrë parasysh situatën. Sfida 4 ruajta e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë. Klientët në vështirësi financiare duhet të mbështeten me likuiditet, dhe klientët më në vështirësi mund të mbështeten me një shtyrje të radhës së ristrukturimit të kredisë. Sfida e 5 ruajta e stabilitetit monetar të vendit, sektori bankar do i mbështes bizneset por kërkon bashkëpunimin e biznesit. Ndërsa stabiliteti financiar është i panegociueshëm i Bankës së Shqipërisë”.