Ekonomia

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Në tremujorin e tretë pritet niveli më i lartë i inflacionit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Në tremujorin e

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko ka deklaruar se në tremujorin e tretë pritet niveli më i lartë i inflacionit, që mund të luhatet në 7-8%.

“Inflacioni, e përmenda, ne presim që niveli maksimal i inflacionit do të arrihet në tremujorin e tretë do jemi nën nivelin maksimal. Presim shifrën e update-uar për muajin qershor, është për t'u parë. Shifrat janë surprizuese në këtë periudhë se ekonomitë janë duke u përballur me kriza të njëpasnjëshme. Rritja ekonomike e tremujorit të parë ishte mbi pritshmëritë tona. Do kemi një rritje ekonomike këtë vit midis 3 dhe 4%”, tha Sejko.