Ekonomia

Inflacioni në Evropë po bie, por çmimet e ushqimeve po rriten. Kush paguan më shumë dhe për çfarë?

Inflacioni në Evropë po bie, por çmimet e ushqimeve po
Çmimet e ushqimeve kanë vazhduar të rriten në të gjithë Evropën, pavarësisht se inflacioni ra për të dytin muaj radhazi në dhjetor, sipas të dhënave të ndara të mërkurën nga Eurostat, agjencia evropiane e statistikave.

Inflacioni i çmimeve të ushqimeve në BE ishte 18.2 për qind dhe 16.2 për qind në eurozonë në dhjetor, që është një rënie e lehtë në krahasim me nëntorin mesatarisht. Por çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë si sheqeri, djathi dhe vezët, vajrat dhe yndyrnat janë ende në rritje.

Inflacioni në Evropë po bie, por çmimet e ushqimeve po

Rritja më e lartë e çmimeve u pa në Hungari me afro 50 për qind, Lituania e dyta më e larta me 33.5 për qind e ndjekur nga Estonia me 30.8 për qind.

Ndryshimet më të ulëta të çmimeve u regjistruan në Luksemburg me 11.1 për qind, Irlandë 12.1 për qind dhe Qipro 12.2 për qind.

Inflacioni në Evropë po bie, por çmimet e ushqimeve po

Gjashtë kategoritë e ushqimeve ku u regjistruan rritjet më të ndjeshme në vendet e BE-së ishin qumështi i freskët, vezët, sheqeri, vaji dhe yndyrat, gjalpi dhe vajrat e tjerë ushqimorë, që variojnë nga 30.2 për qind në 56.6 për qind mesatarisht.

Inflacioni në Evropë po bie, por çmimet e ushqimeve po

Tiranapost.al