Ekonomia

Javën e ardhshme shpërndahet shtesa e pagës për prillin dhe majin!

Javën e ardhshme shpërndahet shtesa e pagës për prillin dhe

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se javën e ardhshme të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat e pagës për punonjësit për muajin prill dhe maj. Ndërkohë, nga muaji tjetër do të marrin pagat e rritura sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.

"Kemi diskutuar për çështjen e zbardhjes së VKM për pagat dhe udhëzimit. Janë gati dhe nga java e ardhshme të gjitha institucionet do vazhdojnë të paguajnë shtesat për pagat sa i përket muajit maj dhe prill. Do jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërkohë që nga muaji i ardhshëm do paguhen pagat e plota të reja siç janë të pasqyruara në VKM", tha Ibrahimaj.