Ekonomia

Kartëmonedha 10 mijë lekë gati për të dalë në treg: Do ketë figurën e Asdrenit

Kartëmonedha 10 mijë lekë gati për të dalë

Nga muaji qershor pritet të dalë në qarkullim për herë të parë prerja 10 mijë lekëshe ( ose 100 mijë lekë të vjetra). Është kartëmonedha e re që banka e Shqipërisë njofton se ka përfunduar së prodhuari, dhe se brenda 6 muajve të parë të këtij viti do të dalë në treg.

Kartëmonedha 10 mijë lekëshe do të ketë simbol figurën e poetit shqiptar, Asdrenit, të kombinuar me ‘Flamurin Kombëtar’, si dhe një varg të zgjedhur nga Himni Kombëtar: Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshirë e një qëllim. Megjithatë mbetet të presim pasi imazhi i plotë i kartëmonedhës nuk është bere ende publik.

Mësohet gjithashtu se Banka është gati për të nënshkruar kontratat me kompaninë fituese që do të prodhojë prerjet e reja 500 lekëshe dhe 2000 lekëshe të cilat pritet të hidhen në treg në fund të këtij viti.

Prerjet e reja ishin parashikuar të hidheshin në treg që në vitin 2020, por pandemia shtyu afatet dhe puna për prodhimin e kartëmonedhave u shty.

Kartëmonedha 10 mijë lekë gati për të dalë

*Tiranapost.al.