Ekonomia

Kartmonedhat e vjetra në qarkullim, Banka e Shqipërisë njofton afatin përfundimtar të këmbimit

Kartmonedhat e vjetra në qarkullim, Banka e Shqipërisë njofton
Banka e Shqipërisë ka njoftuar heqjen nga qarkullimi të disa kartëmonedhave të vjetra. Në një reagim në faqen zyrtare, Banka e Shqipërisë njofton se afati i fundit i këmbimit të këtyre kartëmonedhave pa kurs ligjor është deri më 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.

“Banka e Shqipërisë njofton publikun se bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:

100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;
100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;
200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;
500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;
500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit; dhe

100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit”, thuhet në njoftim.