KE këshilla qytetarëve për kursimin e energjisë: Të ulim ngrohjen në shtëpi me 1°C këtë dimër

Kursimi i energjisë elektrike këtë dimër po kthehet në misionin kryesor të shumë vendeve europiane, që po vuajnë, ose pritet të vuajnë edhe më tepër në muajt në vijim krizën dhe çmimet që vetëm rriten.
Së fundmi, kryetarja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen ka postuar masat e ndërmarra nga disa vende të cilat thotë ajo duhet të aplikohen nga çdo vend europian këtë dimër të ftohtë që na pret.
“Në të gjithë BE-në po prezantohen mënyra të zgjuara për të kursyer energji. Temperaturat pak më të larta për kondicionerin mund të sjellin rezultate mbresëlënëse. Disa shtete anëtare po përfshijnë masa të tilla në planet e tyre. Së bashku të kursejmë energji për një dimër të sigurt,” shprehet Ursula von der Leyen.
Sipas saj, sikur cdo familje të ulë temperaturan e ngrohjes me 1 gradë, kursimi do të ishte domethënës.
“Ulja e temperaturës së ngrohjes në shtëpi me vetëm 1°C mund të kursejë rreth 7% në përdorimin e energjisë gjatë një viti. Jam e inkurajuar të shoh se disa shtete anëtare po prezantojnë masa për të optimizuar ngrohjen. Kjo do të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë të përbashkët prej 15%, së bashku,” thotë më tej kryetarja e Komisionin Europian.
Ursula von der Leyen shprehet se edhe vetë Komisioni i BE-së po kursen gjithashtu energji, sipas Strategjisë së Gjelbër. “Ne po e mbyllim ngrohjen dhe ftohjen në shumicën e ndërtesave 1 orë më herët se më parë, duke kursyer 3% të përdorimit tonë vjetor të energjisë. Ne gjithashtu mbyllim disa ndërtesa për verën dhe lehtësojmë punën në distancë,” shkruan në ajo Twitter.