KESH ka hapur prej mesditës së sotme portat e hidrocentralit të Fierzës. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur kuotën maksimale prej 288 metrash. H
Hapja e portave të HEC-it ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer mbi territorin e vendit pas disa ditëve me diell, por të shoqëruara me temperatura të ftohta.