Ekonomia

Kreditë, emigrantët dhe pronarët e tokës, Mazniku publikon shifrat: Ja burimi i të ardhurave për blerjen e apartamenteve në Tiranë

Kreditë, emigrantët dhe pronarët e tokës, Mazniku publikon

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ka hedhur poshtë akuzat se ndërtimi në kryeqytet po shërben për pastrimin e parave të pista. Duke folur dje në emisionin “Opinion”, ai argumentoi burimin këtyre të ardhurave. Ai tha se krahas apartamenteve që blihen me kredi, ka edhe shumë emigrantë të cilët vendosin që të blejnë një pronë në Tiranë me paratë e mbledhura nga kursimet. Sipas tij, krahas emigrantëve, një zë të rëndësishëm zënë edhe blerjet e shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia apo e personave të huaj, të cilët duan të investojnë duke blerë apartamente në Tiranë.

Kreditë, emigrantët dhe pronarët e tokës, Mazniku publikon

“Vlera totale e ndërtimit, sipas INDEX, është 953 milion euro. 953 e milionët e vitit 2018, janë vlera e rindërtimit të krijuar, vlera e tregut, çmimi i shitjes së të gjithë investimit. Prej të cilave, 420 milion janë me kredi. Por, ne kemi edhe një praktikë të veçantë, që nuk e ka asnjë vend tjetër: Pronari i tokës në Tiranë merr mesatarisht 35% të vlerës së ndërtimit. Që do të thotë se 35% e 953 milion është 330 milion. Pronarët e tokës këto apartamente i mbajnë për vete, për fëmijët. Të pallogaritura mbeten 200 milion, të cilat po t’i llogarisim mesatarisht me 1 mijë euro metri katror, janë 2 mijë njësi banimi. Emigrantët shqiptarë, kur blejnë, nuk e aksesojnë dot tregun e kredive dhe kursimeve. Ata vijnë me para në dorë. Këto 2 mijë njësi të banimit, midis Durrësit, Shëngjinit, Vlorës, Sarandës, Tiranës, fut këtu edhe një fenomen të tre viteve të fundit, kur shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, njerëz që vijnë nga jashtë, blihen me para në dorë sepse nuk hyjnë dot në kreditë e kursimit. Nëse nga 953 milionë zbresim 420-n që janë kredi kursimi, 330 milion që janë pronarët e tokës, dhe 200 milion që janë blerësit nga jashtë, sapo të argumentova burimin e të ardhurave në ndërtim”, sqaroi Mazniku.