Ekonomia

Kur do përfundojë rruga Thumanë - Kashar? Balluku flet për detajet

Kur do përfundojë rruga Thumanë - Kashar? Balluku flet për

Aksi Thumanë-Kashar pritet të përfundojë brenda një viti. Kështu ka deklaruar sot Zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila së bashku me kryeministrin Edi Rama pa sot punimet që po kryhen për këtë vepër.

Ajo tha se krahas aksit Thumanë - Kashar që njihet ndryshe edhe si pjesë e Korridorit Blu, do të ndërtohen edhe rrugë paralele.

Kur do përfundojë rruga Thumanë - Kashar? Balluku flet për

“Këtu jemi në gjurmën e Thumanë- Kasharit e pjesës koncensionare, pjesa e parë ku punohet për korridorin Blu dhe punimet kanë ecur shumë mirë. Siç e shikoni, kantieri është plotësisht i angazhuar dhe bëhet fjalë për 40% të punimeve që tashmë janë të dorëzuara. Gjurma e rrugës është rreth 21 km, ndërkohë që rrugët paralele që ndërtohen, pasi siç e kemi thënë që në fillim, ne ndërtojmë rrugë paralele për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin autostradën e shpejtësisë ku shpejtësia arrin deri në 140 kilometra në orë, por që sigurisht është me pagesë ose rrugët paralele që do të jenë të kategorisë të superstradave që do të jenë pa pagesë. Pra, gjithë Korridori Blu shoqërohet nga rrugët paralele për t’i dhënë alternativë zgjedhjeje qytetarëve. Rruga paralele është 16 km. Këtu kemi një autostradë, e cila përmbush të gjitha kushtet dhe parametrat që tashmë ne i ndërtojmë këto autostrada, është 2 x 2 korsi plus 2 korsitë e emergjencës. Korsitë normale janë 3.75 metra secila. Vetëm ky projekt, pra projekti i Thumanë - Kasharit do të ketë 11 ura, 12 nënkalime dhe sigurisht ka edhe 2 pjesë të lidhjes së nënkalimeve me disnivel. Procesi më i rëndësishëm për ne është lidhja e Rinasit, e cila do të bashkërendohet me bypass-in e Tiranës,” - tha Balluku.

Kur do përfundojë rruga Thumanë - Kashar? Balluku flet për