Ekonomia

Kursi i euros nuk do të kthehet më si më parë. Banka e Shqipërisë parashikon se ky do jetë ekuilibri i ri

Kursi i euros nuk do të kthehet më si më parë. Banka e

Rënia në nivelin historik e euros, e cila sot këmbehet me 103 lekë, duket se do të kthehet në normalitet. Banka e Shqipërisë, institucioni më i lartë financiar në vend, bazuar në një parashikim të kryer së fundmi, thotë se euro nuk do të kthehet më në nivelin e mëparshëm.

“Volumi i monedhës europiane është gjithmonë në rritje dhe nëse rritja ndodh po me këtë madhësi, nuk besojmë se do të kthehemi sërish në ato nivele. Ky është ekuilibër i ri”, është shprehur në një prononcim për mediat kreu i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH, Deniz Deralla.

Në tregun e këmbimit valutor sot monedha europiane blihet me 102.4 lekë dhe shitet me 103.3 lekë. Po ashtu rënie ka pësuar edhe dollari amerikan, i cili blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë.