Ekonomia

Kush kultivon grurë përfiton 30 mijë lekë subvencion për çdo ha

Kush kultivon grurë përfiton 30 mijë lekë subvencion

Kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 30 mijë lekë subvencion për çdo ha të mbjellë.

Qeveria vendosi sot të nxisë fermerët drejt prodhimit të grurit.

“Duke parë fenomenet në botë dhe ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit, për të rritur pavarësinë tonë ushqimore në aspektin e prodhimit të grurit, kemi menduar të fusim një masë të posaçm,e ku, për fermerët që prodhojnë mbi 1 ha grurë do të kenë mundësinë të marrin 30 mijë lekë të reja për ha,” u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Ajo tha se në total për bujqësinë buxheti do të rritet me 1.2 miliardë lekë. “Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave, skema e mbështetjes ndaj bujqësisë për vitin 2022 shkon nga 3.7 miliard lekë, ne 4.9 miliard lekë, duke ofruar nivelin më të lartë të mbështetjes dhënë në ndihmë të bujqësisë dhe prodhimit bujqësor”.

Pjesë e kësaj rritejeje është dhe subvencionimi i naftës për fermerët, aq i kërkuar prej tyre, si dhe për peshkkatarët, një tjetër kategori e prekur nga rritja e çmimit të karburanteve në vend.

Si rritet skema e mbështetjes

- 500 milionë lekë për stimulimin e prodhimit të kulturës së grurit

- 500 milionë lekë për skemën e mbështetjes me naftë për fermerët

- 200 milionë lekë për skemën e mbështetjes me naftë për peshkatarët