Ekonomia

Kuvendi miraton eurobondin. Meta jep OK! Por sa është shuma që do marrë borxh qeveria?

Kuvendi miraton eurobondin. Meta jep OK! Por sa është shuma që do

Është miratuar me 85 vota pro marrja e eurobondit, pra për të kërkuar në tregjet ndërkombëtare një borxh prej 650 milionë eurosh. Një ditë pasi presidenti ktheu në Kuvend ligjin për eurobondin, maxhoranca bëri amendimet dhe sot e miratoi në Kuvend. Qeveria shqiptare synon këtë muaj që të dalë në tregjet ndërkombëtare dhe të marrë borxh shumën e sipërpërmendur. Kryetari i Kuvendit, zoti Ruçi tha se maxhoranca përgatiti amendamentet e propozuara nga Presidenti Meta, i cili tanimë dha pëlqimin për hyrjen menjëherë në fuqi të ligjit.

Huaja do të jetë një eurobond i ri i cili do te ketë një afat shlyerje nga 7 deri në 10 vite.

Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi:

“Financimi i siguruar nga eurobondi ritheksoj i planifikuar më pare, do të shërbejë për të rifinancuar eurobondin e marrë në vitin 2015 një proces standart në tregjet financiare ndërkombëtare.  Gjithashtu për të plotësuar nevojat për financim në vitin 2020 si dhe të sigurojë pjesërisht valutën e nevojshme për shëbreimin e detyrimeve të borxhit në valutë”.

Denaj tha se nisur nga eksperienca e disa ditëve më parë e Maqedonisë së Veriut e cila emetoi 700 milionë Euro Eurobond për një interes më të ulët se ai në vitin 2018 jep shpresa që dhe vendi ynë të ketë shans të marrë afër interesit 3.5% të eurobondit që emetoi dy vjet më pare.

Kjo është hera e katërt që merret borxh në tregjet ndërkombëtare, e fundit ishte në vitin 2018 kur u morën 500 milionë euro.