Ekonomia

Ky sektor do të shpëtojë të papunët gjatë vitit 2021 në Shqipëri!

Ky sektor do të shpëtojë të papunët gjatë vitit

Viti 2020 do të ketë ulje të papunësisë sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, ndërsa pritet që të ulet vitin e ardhshëm. Ndërkohë sektori i shërbimeve, që pësoi më shumë goditje gjatë izolimit nga pandemia, njëherësh është parë si shpëtimi i papunësisë, si mundësi për rekrutimin e punonjësve në 3 vitet në vazhdim.

"Në dokumentin e kuadrit makro-ekonomik 2021-2023, thuhet se punësimi do të rritet mesatarisht me 2.4%, ndërkohë që viti i ardhshëm do të ketë hovin më të madh, me një rritje të numrit të të punësuarve me 4.2%", raporton "Report TV".

Për të nxitur punësimin e personave që kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë Ministria e Financave ka hartuar programin e ri-punësimit i cili tashmë ka hyrë në fuqi. Nga ky program do të kenë mundësinë të përfitojnë të gjithë qytetarët që kanë humbur punën nga data 10 mars 2020 deri më 23 qershor 2020, ku shteti do të subvencionojë në dy skemat e para të punësimit 4 dhe 8 mujor, 6 paga nga 26 mijë lekë dhe në skemën e tretë me punësim 1 vjeçar subvencionon kontributet.