Ekonomia

Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit dhe shkoni e ndihmoni të shitet shalqini: Situata dramatike

Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit dhe shkoni

Ish-zv/Kryeministri Erion Braçe ka bërë sërish një apel për të ndihmuar bujqit. Këtë herë ata që prodhojnë shalqin. Braçe thotë se situata është dramatike pasi me këto temperatura prodhimi i bujqve nuk premton më shumë se 6 ditë kohë. Ai fton institucionet të ndihmojnë në blerjen e prodhimit të tyre para se të shkojë dëm.

Postimi i plotë i deputetit Erion Brace:

Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit dhe shkoni e ndihmoni të shitet shalqini: situata dramatike

Lërini kafenetë e kafetë në Tiranë. Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit. Ejani në fusha e ndihmoni, zgjidhni të shesin shalqinin! Situata në Çermë të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, në anën tjetër, në Halilaj, Bubullimë, Eskaj, Gjonas, Imshte, Kallm i Vogël e Kallm i madh është dramatike!

Nuk bëhet fjalë për çmimin, tani bëhet fjalë për prodhimin mbetur në fushë e nën temperatura 39-40 gradë. Ka vetëm 6 ditë jetë. Më tej zverdhet e kalbet!

Ejani atje e merruni me lojën!

Cilën lojë? Atë të blerjes më të lirë këtu, -10 lekë e poshtë, - nxjerrjes në Maqedoni e Kosovë dhe prej aty në gjithë Europën, por me çmim 3 deri në 3 herë e gjysmë më të lartë!

Është padrejtësi!

Është turp!