Credit Suisse nuk është më. Një nga bankat më të njohura zvicerane i ka dhënë fund historisë 166-vjeçare. Për 166 vjet, Credit Suisse luajti një rol në ndërtimin e reputacionit të Zvicrës si një pikë kyçe ndërkombëtare e financave. Megjithatë, skandale të ndryshme gjatë këtyre dekadave, çështjeve ligjore dhe trazirave në menaxhim minuan besimin e investitorëve.
Kjo e çoi bankën drejt një fundi të papritur, por edhe të pashmangshëm njëkohësisht.
Pasi aksioneri kryesor i Bankës Kombëtare Saudite tha për Bloomberg se "absolutisht nuk" do të investonte më shumë në të, shpresat u prenë. As një backstop nga banka qendrore zvicerane nuk arriti të bëhej linja e shpëtimit që Credit Suisse kishte shpresuar,
UBS, banka më e madhe zvicerane ndërhyri për ta marrë përsipër. S'mund të bënte asgjë më shumë veçse ta blinte.
Çmimi për aksion u ul konsiderueshëm
Shkoi 1.86 franga zvicerane. Në total shitja u bë për 2 miliardë dollarë.