Ekonomia

Më shumë vajza e gra në STEM!

Më shumë vajza e gra në STEM!

Në kuadër të Javës së Sipërmarrjes, organizuar nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit nga datat 13-19 nëntor, Vodafone Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët mblodhën në eventin “Vajzat dhe Gratë në STEM”, një takim frymëzues dhe i ngrohtë, aktorë, partnerë e përfaqësues nga bota e teknologjisë, ku u diskutua për situatën e vajzave e grave në vendin tonë, i cili është orientuar prej vitesh drejt digjitalizimit të çdo fushe të jetës.

Më shumë vajza e gra në STEM!

Vodafone Albania, si lider në inovacion dhe IoT ka në fokus tëgjithë të rinjtë, të cilët po i mbështet me një program strategjik3-vjeçar që konsiston në trajnime në qindra shkolla 9-vjeçare publike. Në këtë program, Vodafone iu kushton një rëndësi të veçantë vajzave, të cilat po duket shumë të interesuara e të talentuara në këto dy vite të zbatimit të programit STEM.

Më shumë vajza e gra në STEM!

“Jemi rritur me modelet e burrave në teknologji, si Stiv Xhobs, Bill Gejts, etj., ndërkohë që sot emri më i lakuar në botë nëfushën e teknologjisë është një vajzë, e cila për më tepër ështëedhe shqiptare, Mira Murati. Po në Shqipëri, në ç’pikë jemi? A kemi ekosistemin, kushtet dhe mbështetjen e duhur, që vajzat dhe gratë në STEM të lulëzojnë?”, u shpreh Jonida Lakuriqi, Drejtore e Departamentit Ligjor, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania, si dhe kryetare e Bordit të Fondacionit Vodafone Albania.

Më shumë vajza e gra në STEM!

E pranishme në këtë takim, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, foli për vullnetin e Shqipërisë për të përqafuar teknologjinë që në moshë të hershme. “Ne jemi ndër të parët në Evropë e rajon që kemi futur kodimin që në klasë të parë. Dhe në fillim të gjithë ishin skeptikë, por programi po duket se po funksionon shumë mirë dhe qëllimi i tij është të mësojë fëmijët me konceptin e të menduarit dhe perceptimit logjik”, u shpreh Muzhaqi.

Në këtë takim, për të kuptuar se vajzat e gratë jo vetëm ia dalin në STEM, por edhe shkëlqejnë, ishin të ftuara edhe personalitete të fushës, si Rudina Osmanaj, fizikane, kërkuese shkencore nëKromodinamikë Kuantike Rrjetore apo Olta Mino, Menaxhere e Sektorit “Faturimi dhe Angazhimi i Biznesit” në Vodafone Albania. Ndërkohë, gazetarja Mira Kazhani foli për transformimet që ka sjellë në media zhvillimi galopant i teknologjisë vitet e fundit.

Ndërkohë që më shumë vajza dhe gra duhet të përfshihen në STEM në Shqipëri, ato që tashmë janë pjesë e këtij ekosistemi kanë bërë e po bëjnë gjëra fantastike, nga të cilat përfiton e gjithë shoqëria. Dhe Vodafone Albania, si lider në teknologji e inovacion, do të jetë gjithmonë aty për të mbështetur agjendën digjitale të Shqipërisë si edhe talentet në STEM, përfshirë vajzat dhe gratë.