Ekonomia

Meta e akuzoi se “iu ul në gjunjë” për të anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit, përgjigjet Basha: është në nderin e tij të mos gënjejë

Meta e akuzoi se “iu ul në gjunjë” për të

Replikat midis kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Presidentit Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit në vitin 2019 duket se nuk kanë përfunduar.

Pas deklaratës së Metës se Basha i është përgjëruar në kohën kur ishte në Gjermani që t’i anulonte zgjedhjet vendore, Basha i ka përgënjesshtruar duke thënë se janë mashtrime dhe gënjeshtra.

Sipas kryetarit të PD-së, është në nderin e Kreut të Shtetit të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën, pasi nuk është “zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi”.

“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar.

S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci dikur, do i them troç tani. Është e pamohueshme në PD dhe LSI që futja e Metës në fushatë, mënyra si u fut në fushatë, ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI dhe me kosto për PD”, tha Basha midis të tjerash nga “Radari Informativ”.

Tiranapost.al