Ekonomia

Monedhat e huaja humbin terren në kursin e këmbimit me Lekun

Monedhat e huaja humbin terren në kursin e këmbimit me Lekun
Monedhat e huaja kanë patur rënie të vlerës në raport me lekun këtë të enjte krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot dollari amerikan zbriti me 0.82 lekë dhe këmbehet me 99.17 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 105.36 lekë ose 0.15 lekë më pak.


Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0.55 lekë, duke prekur nivelin 120.85 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 109.76 lekë, ose 0.31 lekë më pak se një ditë më parë.