Ekonomia

Naftë në Shpirag, Rama: Shumë pranë orës vendimtare

Naftë në Shpirag, Rama: Shumë pranë orës vendimtare

Për të marrë pjesë në fazën finale të kërkimeve aë prej vitesh po kryhen nga kompania SHELL, ishte sot në një prej puseve edhe vetë Kryeministri Rama.

“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë edhe këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë në rast suksesi të testit final një pasuri kaq të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë. Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës,” shkruajti ai.

Naftë në Shpirag, Rama: Shumë pranë orës vendimtare

“Çfarë dite e jashtëzakonshme sot, me Kryeministrin, Edi Rama në pusin numër 5 Shpirag, ku kompania SHELL po vijon punën eksploruese me synimin që në fund të këtij viti të mund të kemi edhe rezultatet e testit përfundimtar teknik. Një punë voluminoze, 6.1 kilometra në thellësi, nga një prej kompanive më të rëndësishme të sektorit në botë, e që shpresojmë dhe besojmë se të dhënat optimiste të deritanishme do të finalizohen me sukses. Një pasuri e madhe e nëntokës shqiptare, e cila do të ketë një impakt të konsiderueshëm në ekonominë kombëtare,” tha ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Naftë në Shpirag, Rama: Shumë pranë orës vendimtare