Ekonomia

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do ulet nafta dhe benzina

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do ulet nafta

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja të karburanteve.

Nga pasditja e sotme, çmimi i naftës është ulur dhe do të shitet jo më shumë se 200 lekë/litri, nga 206 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm, ndërsa çmimi i benzinës do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, duke pësuar gjithashtu rënie.

Çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.