Ekonomia

Negativiteti i pakuptimtë për Shpiragun edhe pse nuk besoj që nafta është e ardhmja

Negativiteti i pakuptimtë për Shpiragun edhe pse nuk besoj që

Erion Braçe në një mesazh video analizon plus-minuset e zbulimit të naftës në Shpirag.

Sipas deputetit socialist, negativiteti me këtë temë që mund t’i shërbejë vendit në rast se do të finalizohet nafta me presion në Shpirag, është cinizëm dhe i pakuptimtë.

Nëse diçka ndihmon ekonominë e vendit, duhet mbështetur nga të gjjthë.

Por nga ana tjetër, Braçe është i përmbajtur kur thotë se nafta nuk është e ardhmja kur mendon politikat inovative, qasjen mjedisore dhe eco friendly.

Po ashtu, ai flet për fondin sovran.

Postimi i plotë:

Nafta e Shpiragut është pasuri e kësaj toke. Do kthehet në pasuri për njerëzit këtu!

Sa shumë cinizëm, ironi, sarkazëm, tallje, përqeshje, thënie e kundërthënie, negativitet kam dëgjuar e ndjerë kësaj jave rreth saj!

Pa kuptim, sinqerisht! Do jetë ekonomi dhe përballë saj asgjë parimore nuk u vendos, thjesht një përpjekje mohuese e tallëse e zhurmoi!

Nuk do ta kuptoj kurrë përse gjithnjë ekonomisë i rrimë përballë kështu, me gjithë negativitetin e mundshëm.

Po kësaj jave, në ShBA segmente të gjera të medias ekonomike por edhe politike shkruanin, analizonin ndikimin e fortë ekonomik në GDP e Amerikës të tureve të Taylor Sëift, Beyonce, dy filmave Barbie e Oppenheimer. Askush nuk përqeshte! Bënin llogari e i gëzoheshin ndikimit!

Këtu?! Sa shumë helm mbi mundësinë e shfrytëzimit të një pasurie kombëtare në të mirë të shqiptarëve!

Duhet të ishte ndryshe!

Një debat parimor mbi naftën vetë, karbonin, mjedisin, miradministrimin, fushat e investimit të mundshëm, transparencën. Jo. Nuk ndodh!

Nga tallja e përqeshja deri tek negativiteti e helmi, kanë zënë gjithë hapësirën për të folur për gjëra të rëndësishme, parimore.

E para, a mundet që ekonomia jonë e ardhme të mbështetet veç tek nafta? Unë mendoj jo! Të gjithë po anojnë nga klima, mjedisi, dekarbonizimi, ku nafta ka një rol kyç. Politika agresive po ulin ndjeshëm rolin e naftës në ekonomi. Në këto 7 muaj makinat elektrike kaluan në shitje ato me naftë. Nuk kemi hapësirë mjaftueshëm për të mbështetur gjithë të ardhmen këtu!

E dyta, fondi sovran është një instrument i rëndësishëm publik e transparent për të administruar të ardhurat nga kjo pasuri. Unë do të doja shumë që paratë e tij të adresoheshin në politika inovative e mjedisore që vendosin qëndrueshëm ekuilibrin e ri. Ne nuk mund të bëjmë të shkuarën!

E treta, tani është koha që e gjithë e ardhura nga pasuria kombëtare të hyjë në këtë fond sovran, jo një vendburim, por edhe ato të dorovitura nga Sali Berisha fort keq, gëlqerore gjithashtu, rënore e nga të cilat nuk fitojmë atë që na takon, për çdo pasuri nëntokësore flas.

E katërta, bëhet fjalë për një pasuri në Berat, qytetin e bardhë, historik, që po njeh dimensionin e tij real turistik. Duhet të rritet edhe më! Duhet t’ia tregojmë botës atë bukuri shqiptare!

Pra duhet një ekuiliber mes turizmit e naftës, gazit, mjedisit, turizmit e naftës, mjedisit, bujqësisë, turizmit e naftës e ndotjes industriale që sjell prodhimi, afërmendsh nuk është për alarm, është Shell dhe departamenti i mjedisit të tij, është sa qeveria e Shqipërisë.

Ndjesë shumë që as talla e as përqesha kënd, as faktin, këtë pasuri në pritje të shfrytëzimit, as paratë në miliarda të investuara deri tani!

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)