Ekonomia

Nga sot nafta do të shitet me 219 lekë/ litër

Nga sot nafta do të shitet me 219 lekë/ litër

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Një litër naftë do të shitet 219 lekë për litër. Benzina do të shitet me 195 lekë /litri dhe gazi me 78 lekë/litri. Nafta është ulur me 4 lekë, benzina është rritur me 1 lekë, ndërsa çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim.

Njoftimi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.