Ekonomia

Nis puna për Portin e ri të Vlorës, do ankorohen dhe dy anije prodhuese të energjisë elektrike

Nis puna për Portin e ri të Vlorës, do ankorohen dhe dy anije

Në Portin e Ri të Vlorës përveç anijeve të mallrave, atyre të peshkimit dhe trageteve të udhëtarëve, do të instalohen edhe dy anije prodhuese të energjisë elektrike.

Kryeministri Edi Rama i cili ishte këtë pasdite në Vlorë së bashku me zv/kryeministren Belinda Balluku për të parë nga afër punimet theksoi se porti i ri do t’i hapë dyert një zhvillimi të madh ekonomik.

Nis puna për Portin e ri të Vlorës, do ankorohen dhe dy anije

“Fillon një kantier me rëndësi të jashtëzakonshme për shumë arsye në vetvete për një port që më në fund e meriton këtë emër në shekullin 21, sepse qoftë ai që kemi atje të trashëguar, qoftë ai atje i peshkatarëve janë parkime ujore mesjetare dhe së dyti sepse këtu sistemohet gjithë flota e peshkimit në kushte krejt të tjera, ndërkohë që me programin e mbështetjes për industrinë e peshkimit ne do të vazhdojmë të financojmë qoftë riparimin e anijeve, qoftë edhe blerjen e anijeve të tjera. Së treti sepse kjo do të rrisë fluksin e tregtisë përmes detit. Së katërti edhe sepse për pasagjerët do të bëhet diçka me standarte. Njëkohësisht, kemi një port turistik nga ana tjetër që do të jetë një nga perlat e Mesdheut dhe që do të sjellë një tjetër zhvillim të madh ekonomik, ose më saktë do të fusë një tjetër motor për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik për Vlorën dhe jo vetëm, por në këtë rasst edhe për të gjithë industrinë e turizmit në Shqipëri.

Nis puna për Portin e ri të Vlorës, do ankorohen dhe dy anije

Rama tha gjithashtu se risi në këtë kohë krize është edhe prodhimi i energjisë në këtë port.

Nis puna për Portin e ri të Vlorës, do ankorohen dhe dy anije

“Kjo që ndodh në dy javët e ardhshme me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj situate emergjence botërore, sepse ne kemi arritur në pikën tani që, jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosfere, por ka filluar ajo që e kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për t’u blerë. Pra nuk jemi më në kushtet që thjeshtë çmimi është marramendës, por jemi në kushtet që do të jetë shumë e vështirë ta gjejmë, ndërkohë që ne po i marrim masat që Shpipëria të hyjë në një fazë komplet tjetër, duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjitike dhe duke u kthyer në ekportues neto”.

Nis puna për Portin e ri të Vlorës, do ankorohen dhe dy anije