Një regjistër bashkon biznese të Italisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

Një seminar ka bërë bashkë sot në Tiranë biznese nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Qëllimi
Projekti BRE ka mundësuar krijimin e suksesshëm të një platforme pilot transnacionale për të lidhur ndërmjet tyre regjistrat e bizneseve të Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, në mënyrë që ndërmarrjet ekzistuese, start-up, rrjetet dhe grupimet të ndryshme të mund të identifikohen dhe të regjistrohen në të.
Ku konsiston platforma BRE?
Përmes zhvillimit të platformës BRE dhe nismave të posaçme trajnimi dhe informimi, projekti ofron instrumente afatgjata kompanive, në mënyrë që ato të kenë mundësi të rrisin bashkëpunimin dhe konkurrencën ndërmjet tyre. Kjo nismë ka përmirësuar mjedisin e biznesit ndërkufitar, duke lehtësuar aksesin në informacion, duke ofruar transparencë dhe saktësi të të dhënave, duke ulur kostot dhe duke forcuar efikasitetin për sipermarrjet e mesme dhe të vogla. Janë partnerë të projektit Ministria e Financave dhe e Ekonomisë e Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë e Bari-t (Itali), Dhoma Ekonomike e Malit të Zi dhe Qendra e Inovacionit dhe e Sipërmarrjes e Malit të Zi.
Çfarë synohet?
Seminari synon promovimin e platformës dhe popullimin e saj me kompani të sektorëve prioritarë të ekonomisë së tre vendeve: Turizmi, ICT, Fashion/Tekstile dhe Agropërpunim.
Kush e organizon?
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në cilësinë e Lead Partner organizon në mjediset e Hotel Tirana International Workshop-in e parë në kuadër të Projektit BRE Capitalization-Business Register Empowerment/Fuqizimi i Regjistrit Tregtar.
Pjesëmarrësit
Rreth 40 kompani shqiptare pjesëmarrëse në takimin e sotëm do të kenë mundësinë të informohen në lidhje me platformën si edhe me shërbimet përfituese të regjistrimit në të përmes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë duke përfituar kështu një marketing digjital të gjerë dhe efikas, duke ofruar dhe duke përftuar drejtëpërdrejtë shërbime nga kompanitë italiane, malazeze si edhe nga ato vendase.
*Ky shkrim është i sponsorizuar