Njeriu më i pasur në botë humbet 11 miliardë dollarë për 24 orë

E Mërkurë 24 Maj 2023, 14:05
TiranaPost
Bernard Arnault, njeriu më i pasur në botë, humbi 11.2 miliardë dollarë nga pasuria e tij brenda një dite për shkak të rënies së çmimit të aksioneve të kompanive luksoze evropiane.
Aksionet e LVMH ranë me 5% në Paris, mes një rënieje më të gjerë që fshiu rreth 30 miliardë dollarë nga sektori i luksit evropian.
Edhe me humbjet, miliarderi francez ende ka një vlerë neto prej 191.6 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Ai ka shtuar 29.5 miliardë dollarë deri më tani këtë vit.