Nuk e dimë asnjëherë sa interesa paguajmë pas kredisë apo kartave të kreditit! Dëgjo sqarimin e Erjon Braçes

Janë kontratat të komplikuara që i firmosin të gjithë e pak prej tyre e di sesa shumë do paguajë në këmbim të një borxhi të shpejtë apo edhe të kartës së kreditit.
Erjon Braçe, njohës profesionist i shifrave dhe financave, ka bërë një shpjegim pas transparencës së bërë nga Banka e Shqipërisë.
Dëgjoje dhe lexoje:
“ME NE FUND KA TRANSPARENCE PER “BORXHET E SHPEJTA”!
“TAK FAK”, “PER 7 MINUTA”, SI MI DO” ETJ, JANE NE DRITE TE DIELLIT!
Banka e #SHQIPERISE ka publikuar NORMEN EFEKTIVE MAKSIMALE TE INTERESIT per banka e institucione financiare jo banka, per 6 muajt qe vine;
Per shumat deri ne 200 MIJE LEKE:
-per BORXHIN ME KESTE, interesi maksimal eshte 171.41%
-per OVERDRAFT, interesi maksimal eshte 19.55%
-per KARTEN E KREDITIT interesi maksimal eshte 27.28%
Per shumat nga 200 MIJE deri 2 MILION LEKE:
-per BORXHIN ME KESTE, interesi maksimal eshte 38.79%
-per OVERDRAFT, interesi maksimal eshte 16.75%
Studente, bujq apo cilido qe ju drejtohet “borxheve te shpejta”;
a e kupton tani se pas nje flete, nje flete qe firmos apo dhjetera fleteve te nje kontrate qe nuk e kupton, eshte e komplikuar qellimisht, e me te cilen ti merr borxh shpejt e “zgjidh hall”,
JANE KAQ SHUME PARA QE DO PAGUASH?!
Mendohu mire para se te firmosesh e marresh parate, KANE REZULTUAR ZHVATJE E JANE ZHVATJE;
“Si mi do zemer, si mi do”!
Mos u josh e mos u jep pas reklames banale per tek BORXHET E SHPEJTA;
Nuk ua thone ne to keto INTERESA TE VERTETA, REALE;
Ju genjejne!”