Ekonomia

Operatorët turistikë: Kemi humbje të mëdha. Njerëzit kanë frikë të rezervojnë për Krishtlindje nga virusi

Operatorët turistikë: Kemi humbje të mëdha. Njerëzit

Nga muaji Janar deri në Tetor kanë hyrë rreth 3.5 milionë turisë të huaj më pak krahasuar me vitet e kaluara, e kuptueshme për shkak të situatës së pandemisë, por operatorët turistikë thonë se humbja është e madhe. Ndërsa tregojnë se qytetarët kanë frikë të rezervojnë jashtë vendit për Krishtlindje, por dhe në pamundësi nga bllokimi i kufijve.

Sipas Instat: rënia është në nivelin 60% krahasuar me një vit më parë.

Ferjolt Ozuni është një prej operatorëve turistikë i cili thotë se sektori shkon përtej 70% humbje për numrin e turistëve dhe për anën financiare.

Operatorët turistikë: Kemi humbje të mëdha. Njerëzit

A priten rezervime dhe udhëtime me rastin e festave të fundvitit?

Ai thotë se nuk dihet se çfrë mund të ndodhë pasi mund të ketë dhe mbyllje:

 “Sa për krishtlindjet dhe për vitin e ri njerëzit janë të dyzuar sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhi, do mbyllemi apo jo. Kam një mungesë optimisti ndoshta të theksuar për atë periudhë dhe njerëzit do të detyrohen të rrinë në shtëpi”.

Ndërsa për festat e Nëntorit ai thotë se ka njerëz që kanë kontaktuar për udhëtime në Theth, Valbonë, Korçë, Pogradez, me një natë qëndrimi, apo dy ditë.

‘Është tendenca që qytetarët të vetë-grumbullohen, dhe të kërkojnë mjete të vogla transporti për të qenë të sigurt  dhe mos të kenë të bëjnë me njerëz të tjerë në mjet’.

*Intervista për Report Tv, Tiranapost.al.