Ekonomia

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e turizmit

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit. Lajmin e ka dhënë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila theksoi se kjo renditje tregon rimëkëmbjen e sektorit të turizmit për sa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022.

Shqipëria ka një përmirësim me +11% nga viti 2019, i cili ka qenë viti më i mirë përsa i përket hyrjes së vizitorëve të huaj në Shqipëri.

“Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit për sa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022”, është shprehur ministrja Mirela Kumbaro.

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të

Shifrat janë konfirmuar nga Alessandra Priante, përfaqësuese e Organizatës Botërore të Turizmit, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjatë eventit “Check In Festival” që u zhvillua në Gjirokastër.

Sipas të dhënave të fundit të përpunuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, gjatë muajve janar-gusht të vitit 2022 Shqipërinë e kanë vizituar mbi 5,6 milionë turistë të huaj. E thënë ndryshe, 1,3 milionë turistë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021 dhe 800 mijë më shumë se e vitit 2019.

Ndër shtetet me rritjen më të madhe të vizitorëve janë Spanja, Greqia, Holanda, Franca, Polonia, si edhe vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.