Ekonomia

Paketa ekonomike për Covid-19, Dritan Shano: Pse unë e quaj pagë zbori

Paketa ekonomike për Covid-19, Dritan Shano: Pse unë e quaj pagë

Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano thotë se qeveria duhet të ndihmojë të gjithë njëtrajtazi dhe të mos ketë diskriminime në paketën ekonomike në situatë pandemie. Ai parashikon shumë humbje pune, si kudo në botë, por sugjeron të merren borxhe dhe rezerva valutore: Nuk duhet të trembemi nga borxhi kur borxhi është i mirë, thotë ai.

Shano për Ilva Now:

Kryeministri i quan paketa e luftës, në fakt lufta zhvillohet në spital, mjekët luftojnë, unë dhe të tjerët thejsht bëjmë manovra, unë e quaj pagesë zbori. Sa do funksionojë kjo paketë do shihet kur të implementohet në popullatë. Dua të jem i sinqertë, paratë nuk janë shumë por ato që janë duhet të shpërndahen tek të prekurit sa më drejt dhe pa diskriminim.

Po bën diskriminim apo qeveria ka thjesht një plan A?

Qeveria ka kryer disa vonesa thuajse të qëllimshme për të fituar kohë dhe për të mos ngarkuar më tepër financat, por ka sinjale nga biznese që u është mohuar e drejta për të përfituar nga kjo lloj pagese nga autoritetet tatimore. Kjo tregon se ka hapësira se kush përfiton dhe kush jo, izolimi është njësoj për të tërë dhe kjo pagesë të shkojë njëtrajtazi për të gjithë njerëzit.

Pasojat e këtij izolimi?

Gjëja e parë, kjo do të thotë mbyllje të shumë bizneseve nuk dihet se kush do hapet, sa mund të rikuperohet, si do jetë vitaliteti i këture binzeseve në të ardhmen. Për Shqipërinë do të thotë njerëz akoma më të varfër, biznese në mëshirë të qeverisë. Nuk e di çfarë demokracie do kemi në treg në të ardhmen. Kështu që mendoj që perspektiva dhe parashikueshmëria që kemi në dorë për biznesin nuk është fort inkurajuese.

Kemi 5.5 miliard më pak për marsin, çfarë tregon për prillin?

Nuk ka nevojë për diplomë ekonomiku për ta kuptuar se humbjet do jenë të mëdha. Qeveria do vihet në vështirësi për të kryer rolin e saj kushtetues dhe arsyeja pse ekziston një mënyrë organizimi siç është qeveria. Por në ndryshim nga njerëzit dhe biznesit, qeveria përveç të ardhura që dihen në ekonomi ka edhe instrumenta të tjera që duhet të përdorë për të mbajtur në këmbë njerëzit.

Ku do i gjejë këto para qeveria?

Qeveria ekziston për shkak të ekonomisë. Qeveria mund të përdorë rezervën valutore, borxhin. Unë nuk trembem nga borxhi kur borxhi është i mirë. Këtu nuk jemi në situatë normale, por në situatë kur është mbyllur aktiviteti ekonomik. Para se ta jepte këtë urdhër, qeveria duhet të dilte garant me borxh, me rezerva valutore.