Ekonomia

Pas uljes drastike, euro fillon të rimëkëmbet

Pas uljes drastike, euro fillon të rimëkëmbet

Pas një rënieje drastike në nivelin e 110 lekëve, monedha europiane euro ka nisur rimëkëmbjen.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja u ngjit në kuotën e 113.43 lekëve sot, ose 1.54 lekë më shumë se ditën e martë.

Dollari amerikan u rrit me 1.99 lekë dhe këmbehet me 104.70 lekë sot. Ndërsa paundi britanik këmbehet me 130.20 lekë.

Ringritja e euros në kursin e këmbimit ndihmon bizneset eksportuese dhe ato subjekte që marrin të ardhura në valutë dhe kryejnë shpenzime në lekë.

Nga ana tjetër, operatorët dyshojnë që euro të ngrihet në nivelet e vitit 2021, pasi turizmi po bëhet një faktor me ndikim gjithnjë e më të rëndësishëm në bilancin e pagesave dhe si rrjedhojë edhe në kursin e këmbimit valutor.