Ekonomia

Përdorimi i ilaçeve në Shqipëri rritet me 31%, u importuan mbi 1 mijë ton medikamente në dy muajt e parë

Përdorimi i ilaçeve në Shqipëri rritet me 31%, u importuan

Sipas të dhënave nga INSTAT, përdorimi i produkteve farmaceutike po pëson rritje të qëndrueshme vit pas viti, sidomos pas pandemisë së Covid-19.

Vetëm në 2-muajt e parë të vitit 2023 importet e produkteve farmaceutike pësuan rritje me 31%, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2022-shin.

Përgjatë janarit dhe shkurtit u importuan 1,091 ton medikamente nga 833 ton që u importuan në dymujorin e parë të vitit 2022.

Në krahasim me periudhën para pandemisë sasia e produkteve farmaceutike gati është dyfishuar.