Përfundon tuneli i Llogarasë, rruga pritet të hapet në Qershor 2024

Kryeministri Edi Rama me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektuan sot punimet në tunelin e Llogarasë, ku tashmë ka përfunduar procesi i gërmimit, ndërkohë që krahas tij do të jetë edhe një tunel emergjence.
Ministrja Balluku tha se rruga do të hapet në qershor 2024 ndërsa vepra në tërësi do të dorëzohet në fillim të Gushtit të vitit të ardhshëm.
“Ne do e dorëzojmë veprën në 10 gusht 2024. Nuk duam të zotohemi sepse veprat infrastrukturore kanë gjithmonë të papritura, por synimi ynë është që në 1 qershor të jetë operative për qytetarët,” tha Balluku.
“Punë e shkëlqyer, me të gjitha standardet e me shpejtësi. Shumë respekte, – u shpreh Kryeministri Rama.
Hapja e tunelit të Llogarasë do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të jugut.