Ekonomia

Projektligj për bletarinë, ministrja: Do i japë vlerë produktit të mjaltit

Projektligj për bletarinë, ministrja: Do i japë vlerë

Qeveria ka miratuar sot një projektligj për bletarinë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në konferencën për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë tha se është hera e parë që ky sektor rregullohet përmes një kuadri ligjor.

“Projektligji për bletarinë do rregullojë, formalizojë procesin e prodhimit, paketimit dhe përpunimit të produkteve të bletarisë, mjaltit. Për herë të parë vjen me një kuadër të rregulluar ligjor që do i japë vlerë produktit të mjaltit, duke synuar rritjen e prodhimit në vend”, tha Krifca.

Ministrja shtoi se vitet e fundit ky sektor ka njohur një rritje dhe prodhimi i mjaltit në vend është dyfishuar.