Ekonomia

Pse bujqit nuk po aplikojnë për subvencionin e grurit?

Pse bujqit nuk po aplikojnë për subvencionin e grurit?

Në ditën 1 të aplikimit për subvencionin e fermerëve që do mbjellin grurë, deputeti socialist Erion Braçe pasqyroi situatën në Lushnje.

Zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë atje ishin bosh.

Në 3 orët e para, 20 aplikime për vetëm 33 hektarë.

Cila është arsyeja e aplikimeve të ulëta?

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Braçe shkruan se procedurat burokratike dhe dokumentet e kërkuara janë një arsye. Në fillim u kërkuan disa dokumente dhe më pas u deklarua “aplikim me zero dokumenta”. Tjetra është vonesa dhe problematikat që shoqëruan “Skemën për naftën falas”.

Statusi i Braçes:

DITA 1 PER “GRURIN”;
DREJTORIA E BUJQESISE NE LUSHNJE, SHIHENI-ORA 10.50, KORRIDORET BOSH, PA BUJQ!

Nga ora 8.00 deri tani jane vec 20 aplikime per vetem 35 HEKTARE!
Nje te fundit e solla une dhe eshte ne emer te Kryqit te Kuq per 33 HEKTARE!

JEMI KEQ!
KETE DOJA TE SHMANGIA NJE MUAJ TE TERE DUKE FOLUR, POR KOKEBOSHET E ZYRAVE TE TIRANES I KANE MESUAR TE MOS DEGJOJNE.

Tani dy gjera kam;

E PARA ESHTE LUTJE PER BUJQIT:
EJANI APLIKONI! MERRNI NJE KARTE IDENTITETI DHE HAJDENI DEKLARONI SIPERFAQEN QE DO MBILLNI;
Beni vetem kaq per sot!
Kontratat e qirase, faturat e fiskalizuara per faren e grurit etj, i flasim me vone!
THJESHT HAJDENI APLIKONI, JU LUTEM; NUK DUA TE THONE QE “DESHTOI POLITIKA MBESHTETESE PER GRURIN PREJ BUJQVE”!

E dyta eshte thirrje per KOKOBOSHET E ZYRAVE TE TIRANES: HIQNI BARRIERAT, HIQINI TANI!

Te deklaroni vec sot “aplikim me zero dokumenta” jeni vone, shume vone, e keni bere demin te madh ne BESIMIN E BUJQVE;

Dhe jo vetem me barrierat burokratike per grurin, po me terkuzen banale per NAFTEN FALAS, MBESHTETJEN PER SERRAT, MBESHTETJEN PER BAGETITE, TVSH E BRENDSHME NE GRUMBULLIM, CMIMIN E GRURIT etj.

TANI KTHEHUNI TE DEGJONI;
Jo me vesh por me mendje e zemer,
nese i keni;
HIQNI BARRIERAT ME GRURIN DHE NXITONI PER NAFTEN-si duhet kujt nafta pasi eshte pluguar toka!

BEJENI TANI NDRYSHE DESHTIMI ESHTE AFER, SI SOT!