Ekonomia

Pse duhet të investoni në bono thesari & obligacione dhe sa mund të fitoni?

Pse duhet të investoni në bono thesari & obligacione dhe sa mund

Ministrja e Financave në një dalje për shtyp përkrah kryeministrit Rama bëri thirrje për të investuar në bono thesari dhe obligacione.

Rritja e normës së inflacionit në 2.5% nga Banka e Shqipërisë ka rritur automatikisht edhe % e fitimeve të individëve nga bonot e thesarit dhe obligacionet.

Pse duhet të investoni në bono thesari & obligacione dhe sa mund

Ministrja Ibrahimaj tha se do të nisë një fushatë informimi mbi mënyrat e investimit të sigurt, me 0 risk.

Po si funksionon investimi në bono thesari dhe obligacione?

PSE TË INVESTOJMË NË TITUJT QEVERITARË?

(MATERIAL INFORMUES DHE EDUKUES PËR PUBLIKUN)

Ç’janë Titujt Qeveritarë, Përfitimet?

Titujt Qeveritare janë instrumente borxhi të cilët emetohen dhe garantohen nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Ministria e Financave emeton rregullisht në treg nëpërmjet ankandeve tituj qeveritare, të cilët mund të blihen nga individët.

Avantazhet e investimit në këto tituj janë:

- Normë interesi e përftuar më e lartë se alternativat e tjera të investimit
- Siguri shumë e lartë
- Të tregëtueshëm menjëherë në tregun sekondar

Instrumentet e borxhit janë afatshkurtër dhe afatgjatë. Instrumentet afatshkurtër cilësohen ndryshe si Bono thesari me maturim 3-mujore, 6-mujore, 12-mujore. Instrumentet afatgjatë cilësohen ndryshe si Obligacione me maturim 2-vjeçare, 3-vjeçare, 5-vjeçare, 7-vjeçare, 10-vjeçare.

Bono Thesari

Bonot e thesarit janë instrumente që tregëtohen me zbritje. Përfitimi nga investimi në bono thesari llogaritet si diferencë e çmimit të blerjes së bonove së thesarit me vlerën nominale të saj (vlerën e investimit). Në datën e maturimit të bonove të thesarit aplikohet tatimi mbi interesin e perfituar nga investimi. Tatimi është 15%.
Ankandet për bonot e thesarit me afat 3-mujore dhe 6-mujore organizohen një herë në muaj, ndërsa ato 12-mujore organizohen çdo dy javë.
Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e bonove te thesarit në Lekë është 300.000,00 (treqind mijë) Lekë/ ndërsa për ankandet e bonove të thesarit në valutë është 2.000 (dy mijë) Euro/USD.

Obligacione

Obligacionet tregëtohen me “par value”. Kjo do të thotë që çmimi i blerjes së tyre është i barabartë me 100% të vlerës nominale (vlerës së investuar). Interesi paguhet çdo 6-muaj dhe në datën e pagesës së interesit, aplikohet tatimi mbi interesin prej 15 %.

Ankandet për obligacionet:

- 2-vjeçare zhvillohen çdo muaj,
- 3-vjeçare zhvillohen në muajt Janar, Prill, Korrik dhe Tetor.
- 5-vjeçare zhvillohen në muajt Shkurt, Maj, Gusht dhe Nëntor.
- 7-vjeçare zhvillohen në muajt Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor.
- 10-vjeçare zhvillohen ne muajt Janar, Prill, Korrik dhe Tetor.
Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e obligacioneve në Lekë është 500.000,00 (pesëqind mijë) Lekë, ndërsa në ankandet e obligacioneve në valutë është 3.000,00 (tre mijë) Euro/USD.

Ankandet e Titujve Qeveritare

Qeveria e Republikës se Shqipërisë, nëpërmjet ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë nxjerr në shitje bono thesari dhe obligacione, në Lek ose në monedhë të huaj.
Zhvillimi i ankandeve njoftohet paraprakisht nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë në faqet respektive të internetit. Gjitahshtu për çdo informacion ju lutem referojuni Web zyrtar të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë. Rezultatet për ankandet e bonove dhe obligacioneve shpallen të njëjtën ditë të organizimit të ankandit dhe publikohen njësoj si njoftimi. Titujt Qeveritare janë të tregtueshëm. Kjo do të thotë se ato në çdo moment, deri në 1 ditë para maturimit, mund të shiten ose blihen lehtësisht në tregun sekondar.

Procedura e Pjesëmarrjes së individëve në ankandet e Titujve Qeveritare

Individët mund të marrin pjesë në ankandet e titujve qeveritare:

a) Nëpërmjet Sporteleve të Bankës së Shqipërisë (vetëm për bonot e thesarit në lekë)
b) Nëpërmjet subjekteve te licencuara nga AMF, bankat e nivelit të dytë (si për bonot e thesarit dhe obligacionet në lekë dhe valutë)

Procedura për të marre pjesë në ankand nëpërmjet Bankës së Shqipërisë ndiqet si më poshtë:

1. Hapja e një llogarie Cash-i për pjesëmarrje në ankandin e bonove të thesarit, pranë një banke të nivelit të dytë.

2. Derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e Cash-it të hapur për këtë qëllim.

3. Marrja nga banka e nivelit të dytë e IBAN-it dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit.

4. Paraqitja e IBAN-t të llogarisë së cash-it të hapur dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë për të hapur llogarinë e titullit pranë këtyre sporteleve, dhe për të plotësuar kërkesën për pjesëmarrje në ankandin e bonove të
thesarit

Procedura për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet subjekteve të licensuara3 nga AMF është si më poshtë:

1. Hapja e një llogarie cash-i dhe titulli për pjesëmarrje në ankandin e titujve qeveritare, pranë subjektit te licencuar nëpërmjet se cilit kërkohet të merret pjesë në ankand.
2. Derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e hapur për këtë qëllim.
3. Të plotësojë kërkesën për pjesëmarrje në ankand