Ekonomia

Rama në takim me biznesin e madh: Rrisni pagat! Nuk mund t`u mohohet punonjësve pensioni

Rama në takim me biznesin e madh: Rrisni pagat! Nuk mund t`u mohohet

Rama në takim me biznesin e madh, në Kavajë, ka bërë thirrje për rritje të pagave të punonjësve dhe deklarim të plot, pas rritjes që edhe shteti po bën për një kategori të caktuar profesionesh dhe për administratën.

“Gjermania ka vërtet paga më të larta se këtu, por nuk është dallim i madh aq sa duket. Mendojnë se paga i thotë të gjitha sepse ka një sërë gjërash të tjera që nuk duken, kur sheh pagë me pagë. Janë taksat, shpenzimet e tjera, për qira dhe transport. “Hape xhep”, thoshte një miku im kur ishim në emigracion. Shqipëria nuk është më ajo që ishte. Fakti që sot jemi në gjendje të bëjmë rritje pagash të pamendueshme të disa viteve më parë, është thuajse dyfishim. Mund ta mbash pagën e ulët por mund të ndodh dhe çudia e atij që tha; sa e mësova gomarin që të mos hante, më ngordhi. Ky sektor ka një shkundje për këtë drejtim, edhe sikur të ndikojë përkohësisht në fitim, por duhet bërë. Nuk mund t’i mohohet punonjësve pensioni. Nuk mund të veprohet më; një çikë në bankë e një çikë në dorë. Kjo ka ndodhur. S’të pranon më njeri kështu! Edhe pse punonjësit mund të mos flasin, në një moment të caktuar të lënë pushkën në faqe. Ata të tjerët ça nuk shkruajnë në program, por kur nuk ke gjë në dorë, ke ça shkruan. Lojtarë futbolli me paga minimale, nuk shkon!”, tha Rama.